May 13, 2026
1 min read

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32-vjeçari shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Genova pasi në shtëpinë e tij u gjet mbi 1 kilogram kokainë.

Gjatë monitorimit në disa zona, policia vuri re se 32-vjeçari shfaqi nervozizëm të dukshëm kur pa efektivët dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit. Pas identifikimit të tij dhe kontrollit fizik, atij iu gjetën rreth 6 gramë kokainë, shkruan vizionplus.tv.

Kontrolli i mëvonshëm në banesë çoi në sekuestrimin e 1.2 kilogramëve kokainë të fshehur në dhomën e gjumit, brenda një jastëku, si edhe 1.200 euro cash, dy peshore dhe materiale për paketim.

Pas përfundimit të procedurave të zakonshme, 32-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun Carcere di Genova Marassi.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop