Një zyrtar policor është goditur nga një veturë mëngjesin e së mërkurës në fshatin Banjë të Istogut.
Burimet, bëjnë të ditur se viktima është dërguar në Emergjencën e Prishtinës me lëndime të rënda, por i njëjti është në gjendje stabile.
Bazuar në këto burime, polici i aksidentuar është transferuar në Klinikën Ortopedike për trajtim të mëtutjeshëm.