October 3, 2025
1 min read

Kjo është gjendja në Prishtinë, pas reshjeve të borës

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica është deklaruar për problemet emergjente pas reshjeve të borës në kryeqytet.

Në emisionin “Fol me Arin”, Fushtica tha se të ekipet e nevojshme emergjente kanë dalë në terren, dhe po kryejnë punën e tyre.

“Ne të hënën e kemi bërë njoftimin, pasi kemi marrë informata nga Instituti Hidrometeorologjik për këtë gjendje, dhe i kemi angazhuar të gjitha ekipet emergjente të nevojshme. Prej mbrëmë jemi në terren duke punuar. Deri më tanin kemi disa raste në kryeqytet, shumica e rasteve të paraqitura janë drunj, të cilët për shkak të peshës së borës dhe lagështisë, kanë rënë. Kemi intervenuar pesë raste në kryeqytet, dhe jemi te baza e KFOR-it ku janë rrëzuar dy drunj. Kemi probleme në fshatrat malore të kryeqytetit, të cilat kanë sasi të madhe të borës, por për fat të mirë asnjë rrugë nuk është e bllokuar”, u shpreh Fushtica.

Tutje, Fushtica thotë se në rast se qytetarët hasin në probleme të tilla, të kontaktojnë në numrin 0800-122-33.

youtube.com/watch?v=qx24Dhge6G4%3Ffeature%3Doembed

Latest from Blog

Go toTop