Pas një periudhe larg rrjeteve sociale, Egzon Sahiti është rikthyer me një postim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në fokus kanë qenë edhe komentet e shumta, përmes të cilave njerëzit i kanë shprehur mbështetje në këtë periudhë të vështirë.
Një nga ndjekësit e ka mirëpritur rikthimin e tij me mesazhin “Mirë se u riktheve”. Egzoni i është përgjigjur me fjalët “Kjo është jeta, miku im”, duke e shoqëruar komentin me një zemër të thyer.
Në një tjetër reagim, atij i është sugjeruar të vazhdojë përpara dhe të përqendrohet te planet dhe synimet e tij për të ardhmen. Përgjigjja e Egzonit ka qenë e shkurtër, por domethënëse: “Allahu e din ma mirë…”.
Rikthimi i tij në rrjetet sociale vjen më shumë se një muaj pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, Laurentit, humbje që duket se vazhdon ta prekë thellë.
Ndërkohë, komentet në postimin e tij dëshmojnë për mbështetjen që ndjekësit po i ofrojnë, duke i qëndruar pranë me fjalë ngushëllimi dhe mesazhe inkurajuese në këtë periudhë të dhimbshme.
