October 8, 2025
1 min read

Kjo është mosha mesatare e mësimdhënësve në Kosovë, kaq janë femra e meshkuj

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar publikimin e rezultateve të para nga Hulumtimi Ndërkombëtar për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie – TALIS 2024, i realizuar nga OECD. Për herë të parë, Kosova është përfshirë në këtë studim, i cili përfshin 55 sisteme arsimore në mbarë botën.

Në Kosovë morën pjesë 3,281 mësimdhënës dhe 222 drejtorë të shkollave të mesme të ulëta, ndërsa anketa u zhvillua online gjatë periudhës 15 mars – 22 prill 2024.

“Mosha mesatare e mësimdhënësve në Kosovë është 44 vjeç, pothuajse e njëjtë me mesataren e OECD-së (45). Rreth 60% janë femra, ndërsa 9% janë nën 30 vjeç.97% e mësimdhënësve kanë marrë pjesë në ndonjë formë të trajnimit profesional gjatë 12 muajve të fundit, një përqindje më e lartë se mesatarja e OECD-së (91%). Megjithatë, vetëm 28% kanë ndjekur trajnime që përfshijnë përdorimin e teknologjisë digjitale në mësimdhënie”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Latest from Blog

Vdes polici Bajram Mustafa

Këtë të martë, ka ndërruar jetë zyrtari policor, Bajram Mustafa. Kështu ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një telegrami ngushëllimi. “Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Bajram
Go toTop