August 8, 2026
1 min read

Kolona në kufi, pritjet arrijnë deri në një orë

Pritje të gjata janë raportuar pasditen e sotme në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa më e ngarkuara është Muçibaba.

Në këtë pikë, pritjet në hyrje dhe dalje janë rreth një orë, me kolona deri në 700 metra në hyrje dhe 500 metra në dalje.

Në Jarinjë, pritjet në dalje shkojnë deri në një orë, ndërsa në hyrje rreth 30 minuta.

Edhe në Merdarë ka ngarkesë, ku pritjet në dalje janë deri në 60 minuta, me kolonë rreth 500 metra.

Në Han të Elezit pritjet janë rreth 15 minuta në të dyja drejtimet, ndërsa në Dheu i Bardhë deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra dhe kryesisht nuk kalojnë pesë minuta.

Të dhënat janë përditësuar rreth orës 16:06.

Latest from Blog

Go toTop