November 27, 2025
1 min read

Koloneli i FSK-së në pension aderon në AAK

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se partisë i është bashkuar Kolonel Avdi Raci, dhe njëherësh do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti.

“Avdiu, si oficer me përvojë të jashtëzakonshme që shërbeu në Ushtrinë e Kosovës si udhëheqës i shumë dikastereve, do të jetë një përfaqësues i denjë i popullit dhe i vlerave universale të kombit tonë”, tha Haradinaj.

Ai ishte ndër themeluesit e UÇK-së dhe po ashtu ishte pothuajse në çdo betejë që kaloi kombi ynë në luftën e fundit.

“Avdiu, bashkë me vëllezërit e tij, ishin krah i fortë i shumë heronjve dhe luftëtarëve në beteja. Rrugëtimi i ri i tij është një sfidë e re për t’i kontribuar vendit dhe popullit tonë. I urojmë suksese, Gjeneral Avdi Raci!”, përfundoi ai.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop