by
October 1, 2025
1 min read

“Komandant Sami Lushtaku keqtrajtoi një doktor…”, Covey pyetet për arrestimin e tij

Dëshmitari amerikan, Jock Covey është pyetur nga prokurorja Vega Iodice edhe rreth Sami Lushtakut.

Ajo lexoi një pjesë të librit të Bernard Kouchner, duke thënë: “Komandant Sami Lushtaku, hero i luftës, keqtrajton një doktor në një terren futbolli, a duhet të burgoset. Nuk mendoj se duhej të bëhej një gjë e tillë një vit pas zgjedhjeve që u mbajtën me sukses, dhe unë fajësohesha ende për këtë”.

“A është e saktë për të thënë se vendimi për të shtyrë arrestimin e tij ishte zgjidhje pragmatike në rrethanat e asaj kohe”, pyeti prokurorja.

“Ishte zgjidhje praktike, nuk e kuptoj se si është ndryshe nga ajo që thash më herët”.

“Të dy, ju dhe Kouchner ishin të shqetësuar se arrestimi i Sami Lushtakur mund të destabilizonte krahinën”, tha më tej prokurorja.

Derisa dëshmitari Covey u përgjigj: “Unë mora përgjegjësi për këtë. Ne diskutuam të nesërmen këtë çshtje, në orën 5 me Gjeneral Jackson dhe ai pajtohej me neve, por unë kisha synimin që të merrja përgjegjësinë për këtë gjë në rast se gjërat ngatërroheshin”.

“Sami Lushtaku është arrestuar herën e parë, pas shërbimit tonë në Kosovë dhe është dënuar dhe mund të ketë pasur ngjarje të dytë të mëpasshme”, deklaroi më tej Covey.

Latest from Blog

Mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë–Prevallë

Qarkullimi në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë do të mbyllet përkohësisht më 9 korrik 2026, për shkak të punimeve për asfaltimin e rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë. Sipas njoftimit për media, punimet po

​Rriten çmimet e grurit, orizit dhe pambukut

Rreziqet gjeopolitike dhe modelet klimatike shkaktuan një divergjencë të ndjeshme në tregjet e mallrave bujqësore në gjysmën e parë të vitit, me çmimet e grurit, orizit dhe pambukut që u rritën ndjeshëm.
Go toTop