February 3, 2026
1 min read

Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Britanisë në sigurinë e Kosovës

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, komandantin e Brigadës së 3-të të Zbulimit të Thellë dhe Goditjeve, gjeneral brigade David Glendenning.

Gjatë takimit, dy gjeneralët shkëmbyen pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë.

Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutas shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e çmuar të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop