March 13, 2026
1 min read

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, ka bërë të ditur se inspektorët komunal kanë ndërmarrë veprime pas zbulimit të një lokali që po ushtronte veprimtari ilegale të lojërave të fatit.

Sipas tij, rasti u identifikua nga Policia e Malishevës, e cila konstatoi se në lokal po përdoreshin aparate për lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.Në bashkëpunim me Policinë, Inspektorati Komunal ka njoftuar edhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) si dhe Doganën e Kosovës.

Gjatë aksionit janë konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, ndërsa lokali është mbyllur nga Inspektorati Komunal deri në procedurat e mëtejshme ligjore.

Latest from Blog

30 ditë paraburgim për Gjestin

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj artistit Gjesti, i akuzuar me tri akuza, “Kanosje”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Agjësim apo dëmtim i pasurisë”. Për të, u ndan 30 ditë paraburgim nga Gjykata
Go toTop