February 23, 2026
1 min read

Konjufca takohet me Sorensenin, flasin për ecurinë e dialogut me Serbinë

Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka pritur në një takim njoftues Përfaqësuesin Special të Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Gjatë takimit, siç thuhet në njoftimin e MPJD-së në Facebook, Konjufca e informoi Sorensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

 Po ashtu, u diskutua momentumi aktual i dialogut dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

“Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop