Me afrimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të ri, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderët e partive opozitare për të siguruar mbështetje.
Nga shoqëria civile, kjo po shihet si përpjekje për të shpërndarë fajin në rast dështimi, ndërsa anashkalimi i AAK-së vlerësohet si kalkulim politik.
Takimet pritet të vazhdojnë deri më 4 mars, kur duhet të votohet emri i presidentit të ri.