August 10, 2026
1 min read

Korriku sjell rritje në Aeroportin e Prishtinës, mbi 476 mijë udhëtarë në një muaj

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar rritje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve gjatë muajit korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë korrikut, përmes aeroportit kanë kaluar gjithsej 476 mijë e 469 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 3.95 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2025.

Në të njëjtën periudhë janë realizuar 3 mijë e 352 fluturime, apo 4.82 për qind më shumë se një vit më parë.

Nga aeroporti kanë bërë të ditur se këto shifra pasqyrojnë rritjen e lëvizshmërisë së udhëtarëve dhe vazhdimësinë e operimeve, ndërsa kanë falënderuar pasagjerët dhe partnerët për bashkëpunimin.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop