March 24, 2026
1 min read

Kosova dhe El Salvadori nënshkruajnë marrëveshje për konsultime politike dhe memorandum të bashkëpunimit në fushën e kulturës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar një takim me homologen e tij nga Republika e El Salvadorit, Adriana Mira gjatë të cilit u nënshkrua marrëveshja për lonsultime politike, si dhe memorandumin e bashkëpunimit në fushën e kulturës.

Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se këto marrëveshje përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt thellimit dhe strukturimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, duke krijuar mekanizma të rregullt dialogu dhe bashkëpunimi për çështje me interes të përbashkët.

Në këtë kuadër, u dakordua që konsultimet e para politike ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme të mbahen së shpejti në Prishtinë, me ç’rast zëvendësministri Ahmeti ftoi zëvendësministren Mira që ta vizitojë Kosovën.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të tjera, përfshirë ekonominë, arsimin, energjinë, turizmin, si dhe heqjen e regjimit të vizave nga El Salvadori për qytetarët e Kosovës.

Në kuadër të vizitës, zëvendësministri Ahmeti zhvilloi edhe një takim të veçantë me ministrin e Kulturës së El Salvadorit, Raul Neftalí Castillo Rosales, ku u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, me fokus të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Latest from Blog

Go toTop