February 12, 2026
1 min read

Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një tjetër kosovar në shtetin gjerman

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, të mërkurën dhe sot ka bërë ekstradimin e dy personave, që kërkoheshin me urdhër arreste ndërkombëtare.

I pari është arrestuar dje nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej me urdhër arrest të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’. I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Ndërsa sot, është realizuar ekstradimi nga Kosova për në Gjermani i një kosovari të kërkuar nga shteti gjerman  për përfshirje në veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘grabitje’.

“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe marrëveshjeve në mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman. “ 

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop