February 20, 2026
1 min read

“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partneritetin në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje ndaj homologut amerikan, Donald Trump për partneritetin në Bordin e Paqes.

Ajo në një postim në X, një ditë pas inaugurimit të këtij Bordi tha se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington D.C., Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët anembanë botës në shërbim të paqes”.

“Mirënjohës ndaj presidentit amerikan Donald Trump për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tone”, ka shkruar Osmani.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop