August 1, 2026
1 min read

Kosova shkëlqen në Sarajevë, rrëmben gjashtë medalje në boks

Kosova shkëlqen në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Mustafa Hajrulahovic – Talijan” me gjashtë medalje.

Kombëtarja e Kosovës në boks ka fitura gjashtë medalje në  turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic – Talijan”, që u mbajt këto ditë në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Taulant Jakupi fitoi medalje të artë në kategorinë deri në 85 kg,  e të argjendtë fitoi Riad Isufi në kategorinë deri në 55 kg.

Ndërkaq, medalje të bronzta fituan Bashkim Bajoku, Erdi Aliu, Ensar Badallaj dhe Flori Tarani.

Sipas trajnerit të kombëtares, Shefki Bogujevci, u shpreh i kënaqur me paraqitjet e boksierëve, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën dhe nivelin e treguar gjatë gjithë turneut.

Latest from Blog

Go toTop