February 11, 2026
1 min read

Kosovarët deri në “fyt” të zhytur në kredi

Qytetarët e Kosovës, edhe pse me llogaritë në zero, detyrohen të hyjnë në borxh përmes overdrafteve në banka.

Stoku i këtyre kredive afatshkurtra gjatë vitit 2025 arriti në 655 milionë euro, apo 11% më shumë se në vitin paraprak.

Pjesën më të madhe të kësaj vlere të borxheve e përbëjnë bizneset. Ato janë rritur në rreth 49 milionë apo sipas njohësve të fushës, 10 për qind më shumë se një vit më parë. Kurse inflacioni është arsye shtesë.

Ndërkaq, borxhet e overdrafteve të ekonomive familjare janë 115 milionë euro. Thënë ndryshe, janë 18 milionë euro apo 19 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Ekonomistët thonë se kjo po ndodh sepse të ardhurat janë të njëjta e çmimet janë rritur.

Huaja e marrë nga mbitërheqjet del të jetë produkti i dytë më i shtrenjtë bankar.

Trendi i rritjes së borxhit aktualisht në banka është pesëfish më i madh se në vitin 2020.

Latest from Blog

Go toTop