Një shtetas i Kosovës, i dënuar me burgim për tentativë të vrasjes së rëndë në Kroaci, është transferuar në Kosovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në institucionet korrektuese të vendit.
Transferimi është realizuar më 15 tetor 2026, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve kroate. Operacioni është koordinuar nga strukturat për bashkëpunim ndërkombëtar policor, në bashkëpunim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Shtetasi kosovar ishte dënuar sipas Kodit Penal të Kroacisë për një vepër penale kundër jetës dhe trupit, përkatësisht tentativë të vrasjes së rëndë.
Pas transferimit në Kosovë, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku do të vazhdojë vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, në përputhje me procedurat ligjore.
Transferimi është kryer në bazë të legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjeve dypalëshe mes Kosovës dhe Kroacisë, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve.