March 20, 2026
1 min read

Kosovarja Pranvera Hyseni triumfon mes 2 mijë shkencëtarëve në konferencën më të madhe planetare, fiton çmimin kryesor

Në Houston, Teksas, ku mbahet konferenca më e madhe në botë për shkencat planetare ‘Lunnar and planetar science conference’, këtë vit spikati një emër nga Kosova.

Shkencëtarja e re, Pranvera Hyseni, mori pjesë për herë të tretë në këtë ngjarje prestigjioze, ku mblidhen mbi 2000 studiues nga e gjithë bota për të prezantuar kërkimet e tyre.

Hyseni pati mundësinë të prezantojë punën e saj shkencore në skenë, duke theksuar se për të, krenaria më e madhe nuk ishte vetëm prezantimi i studimit, por fakti që përfaqësonte Republikën e Kosovës.

“Për mua krenari e madhe nuk është të dal në skenë e të tregoj vetëm për asteroidin, por të dal e të prezantohem prej Republikës së Kosovës. Edhe ne të Kosovës mundemi t’i tregojmë NASA-s për astronomi”, deklaroi Hyseni në një video të ndarë në TikTok.

Në përfundim të konferencës, u ndanë çmime për prezantimet më të mira, ku Pranvera u vlerësua me çmimin “Best Oral Presentation”, duke u renditur ndër më të mirat në mesin e mijëra shkencëtarëve.

Në mesazhin e saj motivues, ajo iu drejtua studentëve në Kosovë duke i inkurajuar të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht sfidave.

“Mos u ndalni dhe mos u frikësoni që jeni nga Kosova. Para pesë viteve kam qenë në livadhe duke ruajtur lopët, ndërsa sot konkurroj me shkencëtarë të NASA”, tha ajo. 

Latest from Blog

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat
Go toTop