November 27, 2025
1 min read

KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës dhe mori vendim për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave, të cilat janë mbajtur më 9 nëntor.

Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Deri më tani, përveç certifikimit të rezultateve nga raundi i dytë, javë më parë KQZ-ja ka certifikuar rezultatet e 20 komunave tjera, ku fituesit janë zgjedhur në raundin e parë.

Ndërkaq, nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ ka certikuar rezultatet për 27 asamble, më përjashtim të Kuvendit Komunal në komunën e Istogut ku ende është aktive një ankesë.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop