October 22, 2025
1 min read

KQZ-ja vendos, shkojnë në rinumërim 16 kuti të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit që i takojnë vendvotimeve të komunave të ndryshme.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u bë e ditur se nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti, u theksua mes tjerash në takimin e sotëm të KQZ-së.

Kosova votoi më 12 tetor për zgjedhjen e 38 kryetarëve të komunave, ndërkohë që ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të këtyre votimeve.

Latest from Blog

Go toTop