October 28, 2025
1 min read

KQZ kufizon shpenzimet e subjekteve politike rreth fushatës për balotazhin e 9 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës nën kryesimin e kryetarit Kreshnik Radoniqi, ku është marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të zhvillohet më 9 nëntor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve për subjektet politike dhe kandidatët është caktuar në shumën 2 milionë e 633 mijë e 344 euro.

 Ky kufi bazohet në numrin e votuesve të regjistruar brenda vendit për raundin e dytë, që është 1 milion e 316 mijë e 672 votues, duke u llogaritur nga 2 euro për çdo votues.

Fushata zgjedhore për raundin e dytë do të nisë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor 2025, në orën 06:59.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop