November 25, 2025
1 min read

KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet me amandamentimin e propozuar nga PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në KQZ, të cilët propozuan që në buxhet të përfshihet dërgimi i fletëvotimeve origjinale për votuesit me postë.

Buxheti, u miratua me gjashtë vota “për”, derisa kundër i dolën anëtarët e VV-së në KQZ, si dhe vet kreu i komisionit, Kreshnik Radoniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje nuk arriti ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit 2025, pas përplasjeve mes anëtarëve të këtij institucioni, të cilat vazhduan edhe sot, por në fund me rezultat pozitiv.

Latest from Blog

Shërbimi sekret amerikan mbërrinë në Kosovë

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, priti sot në një takim zyrtar një delegacion të përbërë nga përfaqësues Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës Amerikane
Go toTop