October 27, 2025
1 min read

Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë, thotë Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Vetëvendosjes që e krahasuan PDK-në me Listën Serbe.

Sipas deputetës së PDK-së, ky krahasim është i ulët, i rëzikshëm dhe thellësisht fyes për shtetin e Kosovës.

Më tej ajo është shprehur se PDK-ja është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë dhe thellësisht fyese për vetë shtetin e Kosovës.

Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë republikën është turp dhe mashtrim politik.

Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim.

Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta.

PDK-ja është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës.

Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend.

Vetëvendosje dje mori atë që e mbolli.

Tani është koha për ide, jo për shpifje.

Për punë, jo për propagandë.

Për Kosovën, jo për pushtet.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop