February 17, 2026
1 min read

Krasniqi-Goodman: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi duhet të lirohen, ata mbrojtën popullin 

Në mesin e atyre që mbajtën fjalim në marshin e organizuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ishte edhe e mbijetuara e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman.

Në fjalimin e saj, Krasniqi-Goodman pati emocione të mëdha.

Ajo tha se katërshja e UÇK-së duhet të lirohet.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duhet të lirohen. Ata e mbrojtën popullin e vet si gjithë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, u shpreh ajo nën emocionet e forta para një numri të madh të pjesëmarrësve.

Latest from Blog

Go toTop