November 20, 2025
1 min read

Krasniqi: Kelmendi vazhdon mandatin sepse vendimi i sotëm s’ka efekt juridik

Në konferencën për medie pas mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), anëtari Visar Krasniqi ka thënë se Besim Kelmendi do të vazhdojë mandatin si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, me arsyetimin se vendimi i sotëm i Këshillit nuk ka efekt juridik.

“Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelemendi vazhdon detyrën. Përdersa nuk ekziston një vendim i ligjshëm, U.D. Kryeprokurori i Shtetit vazhdon mandatin në përputhje me ligjin në fuqi sepse vendimi i sotëm ëshë pa efekt juridik”, ka thënë ai.

Ai tha se vendimi i sotëm është i papranueshëm dhe paraqet tentativë për marrjen e kompetencave në mënyrë të kundërligjshme.

“Vendimi i sotëm është i paparanueshëm , i paligjshëm dhe paraqet tentativë të qartë për marrjen e kompetencave në kundërshtim me ligin”, tha ai.

Po ashtu, Krasniqi theksoi se mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe integritetit të KPK-së.

“Ne, mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së ligjshmërisë, integrietit institucional dhe funksionimit të pavarur të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, shtoi ai.

Latest from Blog

Go toTop