September 25, 2025
1 min read

Krerët shtetërorë në ShBA, Kosova në duart e Dimal Bashës

Një delegacion shtetëror nga Kosova ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare diplomatike.

Pjesëmarrjen e saj në këtë forum e njoftoi fillimisht Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Washington.

Ndërkohë, është konfirmuar gjithashtu edhe raportimi i Klan Kosovës se në këtë ngjarje javore do të jetë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku pjesëmarrja e tij në këtë forum vjen në një moment kyç për skenën politike të brendshme, pasi Kosova ndodhet në prag të zgjedhjeve lokale.

Kjo vizitë madje mund të shihet si mundësi e Kurtit për imazhin e tij, pas vendimit të fundit të ShBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik, pikërisht shkaku i deklaratave të tij.

Megjithatë kujtojmë se me udhëtimin e presidentes jashtë vendit, përgjegjësitë kushtetuese që lidhen me ushtrimin e funksioneve të saj, përfshirë nënshkrimin e dekreteve dhe përfaqësimin e shtetit brenda territorit të Kosovës, kalojnë përkohësisht te Kryetari i Kuvendit.

Ky rregullim është i përcaktuar qartë në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili parasheh që, gjatë mungesës së presidentit, funksionet presidenciale të ushtrohen nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht, këtë përgjegjësi e mban Dimal Basha, i cili ndodhet në Kosovë, ku duhet të sigurojë vazhdimësinë institucionale në mungesë të përkohshme të krerëve të tjerë shtetërorë.

Mbi emërimin e Dimal Bashës kryeparlamentar, ritheksojmë se pati mjaftueshëm kritika dhe sulme ndërpartiake, meqë i njëjti në një punim shkencor, kishte fyer luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Latest from Blog

Gratë nervozohen më shpejt se burrat

Ndryshimet në mënyrën se si gratë dhe burrat reagojnë ndaj stresit janë të shumta, dhe ato kanë bazë në aspekte biologjike, psikologjike dhe sociale. Një nga faktorët kryesorë është estrogjeni, hormon që
Go toTop