February 4, 2026
1 min read

Krim i organizuar në Prishtinë, tre të arrestuar, sekuestrohen rreth 12 mijë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për krim të organizuar.

Sipas njoftimit zyrtar, F.M., V.M. dhe A.D. po hetohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me  veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrjen në sistemet kompjuterike”.

Sipas hetimeve që janë duke u zhvilluar ne koordinim me Policinë e Kosovës në këtë rast i cili ka edhe element ndërkombëtar, të pandehurit dyshohet se nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash.

“Dyshimet përfshijnë veprat penale të mashtrimit, prezantimit të rremë, vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjes së parave, me qëllim përfitimi të drejtpërdrejtë financiar.  Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11.756 euro”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i ‎tabelë, dhomë gjumi dhe ‎teksti që thotë "‎1 1 A 2 - 3 4 س 5‎"‎‎
Mund të jetë një imazh i luajtës dixhital i audios, telefon dhe teksti

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop