October 27, 2025
1 min read

Kriza politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër, thotë Xhaferi i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, vlerëson se me dështimin e LVV-së për formimin e Qeverisë së re, vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Në një përgjigje për RTV21, deputeti Xhaferi tha se do ta respektojnë afatin kushtetues për konsulta tek presidentja për një shumicë tjetër parlamentare, por sipas tij, partitë e ish-opozitës nuk i kanë numrat e nevojshëm.

‘’Jemi në një situatë të rëndë politike në Kosovë edhe pas sa muajsh ne nuk kemi Qeveri të re. Dje u dëshmua se nuk i kanë numrat edhe pse ka muaj të tërë që thonë se ta kalojmë Kuvendin dhe provimin për formimin e Qeverisë. Opozita nuk ka numra, pra vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, logjikisht nuk do të duhej të ndodhte në gjë e tillë pa zgjidhjen edhe të çështjes së presidentit dhe problemeve të tjera që po ballafaqohemi ne. Unë mendoj se për vendim më së miri do të ishte propozimi i LDK-së për një Qeveri tranzitore tetë mujore apo një vjeçare do të qetësohej skena politike dhe normalisht se pas saj mund të mbaheshin zgjedhje të reja dhe do të krijohej një momentum krejt i ri në skenën politike. Në logjikën që ka ndjekë zoti Kurti, unë mendoj se Kosova prapë do të futet në një krizë të re politike dhe normalisht që kjo krizë politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër”, tha Xhaferi.

Lidhur me takimet me partitë politike për konsultë për situatën politike në vend, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të ftojë ato brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop