March 14, 2026
1 min read

“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin territorial të askujt”, thotë Plenkoviq

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka komentuar retorikën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se aleanca ushtarake e Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës synon Serbinë.

Ai në një adresim për media tha se lloji i bashkëpunimit teknik që ekziston midis tre shteteve nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“ Është një tezë plotësisht e sajuar që duhet të mbështesë narrativën e një kërcënimi të jashtëm në nivelin e brendshëm politik. Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s. Nuk na shkon ndërmend neve, as Shqipërisë apo Kosovës, të kërcënojmë integritetin territorial të askujt”, shtoi Plenkoviq.

Latest from Blog

Go toTop