KRU “Hidromorava” në Gjilan ka vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.
Aksioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ndërsa kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shlyejnë obligimet me kohë, për të shmangur ndërprerjen e furnizimit dhe procedurat përmbarimore.
Konsumatorët që kanë borxhe mund ta shmangin shkyçjen duke e paguar shumën e detyrueshme ose duke lidhur marrëveshje për riprogramimin e borxhit.
Nga “Hidromorava” kanë kërkuar që qytetarët me obligime të papaguara të paraqiten sa më shpejt në zyrat e kompanisë.
“Pagesa e ujit është obligim – mosrregullimi i saj sjell pasoja direkte”, ka theksuar kompania.