February 20, 2026
1 min read

KRU “Prishtina” jep përgjigje për faturimin dhe mungesën e ujit 

Të shumtë janë banorët e Prishtinës që kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e ujit në lagjet e tyre, si dhe për faturimin e saj.

Lidhur me këtë çështje ka folur zëdhënësja e KRU “Prishtina, Arjeta Mjeku, tha se çdo qytetar mund të adresojë ankesat e tij në zyrën për konsumator të kësaj ndërmarrjeje.

“Edhe njëherë e ritheksoj se çdo ankesë për faturim, çdo ankesë për lexues, i lutemi dhe inkurajojmë çdo qytetar që është i pakënaqur me këtë çështje, të bëjë ankesë menjëherë në Zyrën për Konsumatorë në Drejtorinë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, qofshin për faturim, qofshin për çfarëdo që lidhet me veprimtarinë e ujësjellësit”, tha Mjeku. 

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop