August 10, 2026
1 min read

Kryeprokurori Gashi dhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë diskutojnë për trajnimin e prokurorëve

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu.

Në takim është diskutuar për fuqizimin profesional të prokurorëve përmes trajnimeve të specializuara, me fokus në trajtimin më efikas të rasteve të ndërlikuara dhe formave moderne të kriminalitetit.

Të dy zyrtarët kanë vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për identifikimin e nevojave dhe sfidave me të cilat përballen prokurorët në punën e tyre.

Latest from Blog

Go toTop