September 16, 2025
1 min read

Ku fshihej Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s? – Rubin: Ishte në Kosovë, flisnim në telefon

Një pyetje tjetër që iu bë ish-diplomatit amerikan, James Rubin brenda sallës së gjyqit nga gjyqtari, ishte rreth qëndrimit të Hashim Thaçit, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Rubin zbuloi se Thaçi i ka treguar se shpesh ishte në Kosovë, i fshehur për të mos u vrarë, dhe sipas tij, ndihmonte organizatën e tij dhe popullin e Kosovës.

“Më ka thënë që jo çdo herë, por ishte shpesh në Kosovë i fshehur, duke u ruajtur që të mos vritej, dhe duke ndihmuar organizatën e tij, popullin e Kosovës. Më ka thënë që nuk ka qenë gjithmonë aty, por pjesën më të madhe ka qenë brenda Kosovës”.

Rubin tregoi se Thaçi kishte telefon, por ai vetë nuk e kishte numrin e këtij të fundit.

“Ka pasur telefon satelitor dhe thërriste në qendrën operative të Departamentit të Shtetit, në mëngjes mendoj. Nuk e kisha numrin e tij të telefonit”.

“Unë merrja informacionin, nuk kërkoja informacion. Pra bisedat telefonike fillonin e pyesja atë se si ishte, a ishte mirë ai dhe familja e tij, pastaj përpiqsha të merrja informacione në lidhje me atë që po ndodhte në terren. Ndonjëherë edhe gabohej, merrte një raport që i thuhej nga dikush, dhe dilte që nuk ishte e vërtetë, por ne donim të merrnim informacionin”, tha më tej Rubin.

Latest from Blog

Bafte vjen me shumë ‘Dashni’

Këngëtarja Bafte Shala ka ardhur me një projekt të ri muzikor. ‘Dashni’ quhet kjo këngë e cila u shkrua nga Emin Aliu, i cili e ka bërë edhe muzikën, kurse, orkestrimi u
Go toTop