February 23, 2026
1 min read

Kur do t’i dërgojë Kosova trupat e FSK-së në Gaza?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se FSK-ja do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare për Gazën. Kurti theksoi se FSK-ja shquhet ndërkombëtarisht sa i përket kërkim-shpëtimit e de-minimit prandaj kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë.

Kryeministri Kurti në një deklarim për media tha se edhe vetë populli i Kosovës në vitin 1999 veçanërisht, ka qenë përfitues i Forcave Ndërkombëtare.

“Nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci si dhe nga komandanti Bashkim Jashari, në mandatin e kaluar, nga unë është kërkuar leja për të shkuar në një konferencë në Doha të Katarit lidhur me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gaza. Siç e dini ne kemi ndarë gjysmë milioni euro për Gazën, për ndihmë humanitare atje. Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak të aftësive të shquara ndërkombëtarisht sa i përket kërkim-shpëtimit dhe de-minimit dhe jo vetëm, atëherë kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë në këtë Forcë Stabilizuese Ndërkombëtare. Kemi qenë përfitues edhe ne nga Forcat Ndërkombëtare, në vitin 1999 sidomos, edhe më pas. Kemi dashur që të kontribuojmë edhe ne”, ka thënë Kurti.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop