November 20, 2025
1 min read

Kurti e mirëpret 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njëherësh kryeministër në detyrë ka mirëpritur caktimin e 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Ai në një postim në Facebook shkruan se  njëkohësisht duhet siguruar që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë process.

“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presin”, shkruan kurti.

Presidentja Vjosa Osmani sot shpalli 28  dhjetorin si datë kur do të votohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Deri tek shpallja e tyre erdhi pasi një ditë më parë,  I mandatuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë.

Latest from Blog

Go toTop