Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku janë tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.
Rreth kësaj ngjarje, u pyet edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si e sheh këtë zhvillim.
Mirëpo i njëjti ka zgjedhur heshtjen edhe për këtë çështje.
Kujtojmë se vendimi për tërheqjen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës erdhi pasi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbia, e riktheu pushtetin në këto katër komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit.