March 6, 2026
1 min read

Kurti i bindur nëse ka zgjedhje: Unë i marr 80 deputetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konferencën për media, të thirrur pas zhvillimeve të fundit në vend.

Kurti tha se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja, për të cilat si me çudi u shpreh se po ka zell.

Madje, i bindur, kreu i VV-së tha se nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, kjo parti fiton 80 ulëse në Kuvend, raporton Klankosova.tv

“Unë më herët kam parë gatishmëri për zgjedhje, por jo zell, tash po shoh edhe zell, për zgjedhje të reja, që do të na marrin kohë më shumë, do të jenë zgjedhje, por nuk e shoh si do të jenë zgjidhje. Nuk mund të presim të fillojmë zgjedhjet e reja, në fushata të përsëritura, që tash duhet të themi që unë i marr 80 deputetë së paku”.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop