Kryeministri Albin Kurti deklaroi në paradën e pavarësisë që po mbahet në Prishtinë se nuk do t’i mbyllin sytë para padrejtësisë që po bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së në Hagë
“ Disa nga drejtuesit e luftës sonë çlirimtare po vazhdojnë të mbahen në paraburgime të stërzgjatura në Hagë, në procese gjyqësore jo transparente dhe krejt të pashembullta për praktikat e drejtësisë ndërkombëtare”.
“Ne besojmë në drejtësi, por nuk pranojmë ta rishkruajmë historinë. Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar, çlirimtare dhe antikoloniale. Një luftë e drejtë e një populli të okupuar e të shtypur nën aparteid dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të ndryshojë asnjëherë“, deklaroi ai.
Mes tjerash, shefi i Qeverisë tha se do të vazhdojnë investimin në ushtri dhe polici.