October 24, 2025
1 min read

“Kurti nuk beson në kompromis, por në nënshtrim”

Më 26 tetor, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë do të mblidhen për ta votuar Qeverinë e re të Kosovës.

Kjo seancë është paraparë të nisë nga ora 10:00.

A do t’i ketë Albin Kurti, të dielen për t’u bërë sërish kryeministër?

Për këtë, sot në emsionin DPT te Fidani, ka folur analisti politik Dardan Sejdiu.

Ai në Klan Kosova deklaroi se Kurti nuk beson në kompromis, por në nënshtrim.

“Është eksperiencë edhe përvojë. Një prej arsyeve se pse disa prej nesh nuk jemi më në Vetëvendosje, është kjo kërkesa e tij që mendimin, idenë mos me pasë të artikuluar publikisht, ose së paku mos me mujtë me shty përpara. Pra, zoti Kurti është tip i liderit të tillë”, deklaroi Sejdiu

Latest from Blog

Guardiola “kryqëzon” këtë futbollist

Pep Guardiola ka humbur besimin te Rico Lewis, pavarësisht moshës së re dhe mbi 100 paraqitjeve me Manchester Cityn. Sipas burimeve të mediave angleze, tekniku katalanas vlerëson se zhvillimi i mbrojtësit anglez
Go toTop