Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se po presin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstitutimit të Kuvendit të Kosovës.
“Po e presim aktgjykimin,” ka thënë Kurti në detyrë.
Gjykata Kushtetuese më 30 shtator 2025 ka nxjerrë vendim me të cilin ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicave serbe. Deputetët janë të obliguar që ta përfundojnë seancën konstituive brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Në vendimin e Kushtetueses, i cili pranoi kërkesën e deputetit Igor Simiqi dhe nëntë deputetëve të tjerë, thuhet se:
“TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”