March 13, 2026
1 min read

Kurti: S’ka nevojë për zgjedhje, duhet marrëveshje me opozitën për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një prononcim për media, ai tha se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se zgjedhjet e përsëritura nuk janë të dobishme.

“Ne vitin e kaluar kemi pasur katër palë zgjedhje dhe jam i bindur se nuk kemi nevojë ta përsërisim vitin 2025 në vitin 2026. Është vit i ri dhe nuk është as e drejtë e as e dobishme që të kemi zgjedhje të përsëritura. Prandaj është e domosdoshme që të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Qytetarët e Republikës presin prej nesh stabilitet institucional dhe jo zgjedhje të përsëritura”, tha i pari i Qeverisë. /

Latest from Blog

Go toTop