October 28, 2025
1 min read

Kurti udhëton në Paris, ZKM: Me ftesë të Macron merr pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.

Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit, tha ZKM.

Latest from Blog

Go toTop