Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët e komunitetit serb, të besimit ortodoks Krishtlindjet.
Duke ‘na bashkuar e mira dhe vullneti për solidaritet’, Kurti uroi të festë të gëzuar.
“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar.
Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.
Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, ka uruar Kurti në Facebook.