February 19, 2026
1 min read

Kurti uron Ramazanin: Ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë e përmbushje shpirtërore

Me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë, duke i inkurajuar të tregojnë vetëpërmbajtje, solidaritet dhe mirësi ndaj të tjerëve.

Shefi i Qeverisë, përmes një mesazhi në Facebook, shkroi  se Ramazani është një mundësi për reflektim shpirtëror, përforcim të lidhjeve me komunitetin dhe kultivim të virtyteve si empatia dhe mëshira.

Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt. Të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër. Ju bëftë mirë syfyri i parë!”, shkroi Kurti.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop