February 24, 2026
1 min read

Kusari Lila: Zyrtarisht asnjëherë nuk më është bërë ftesë që të shkrihem në Vetëvendosje

Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari – Lila, sonte në emisionin Rubikon ka folur për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Një nga temat, që u diskutua me Kusari-Lilën ishte edhe bashkëpunimi i subjektit që ajo udhëheq (Alternativa) me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo u pyet se pse nuk u shkri në Lëvizjen Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Ish-shefja e GP të VV-së jep arsyet se pse nuk ndodhi një gjë e tillë duke theksuar se zyrtarisht asnjëherë nuk ka pasur ftesë.

“Si parti liberale e qendres, gjithmonë i kam mbajtur bindjet e mia dhe vazhdoj t’i mbajë të cilat janë vlerë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe jo domosdoshmërisht që duhet të unifikohemi dhe të jemi uniform”, deklaroi ajo. 

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop