April 15, 2026
1 min read

Kusari thotë se në RTK ka “lista të zeza” të njerëzve – kishte procedura disiplinore për shkak të transmetimit të komunikatave të AGK-së

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë në “Pressing” të T7, se ka “lista të zeza” në RTK, ku gazetarët nuk lejohen të përfshijnë persona të caktuar në emisione apo edicione të lajmeve.

Ajo tha se ka pasur raste ku janë hapur procedura disiplinore për gazetarë për shkak se kanë transmetuar komunikata të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Në RTK ka lista të zeza të njerëzve, në kuptimin që ka njerëz që e kanë të ndaluar me intervistu apo me u përfshi në lajme dhe emisione”.

“Ka njerëz në RTK-së që kanë hyjë në procedura disiplinore për shkak se e kanë transmetu një komunikatë të AGK-së”, ka thënë ajo. 

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop