September 16, 2025
1 min read

Kush do ta zë karrigen? Nëntë kandidatë garojnë për Pejën

Në shtunën ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 edhe në Pejë.

 Deri tani, në garë janë konfirmuar nëntë kandidatë, të cilët kanë shpalosur programet e tyre para qytetarëve.

Ndër ta, dy janë kandidatë të pavarur: Jeton Abazi dhe Gani Veselaj.

Partia Demokratike e Kosovës përfaqësohet nga Arta Nallbani, raporton gazetari Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri nga LDK, do të kërkojë edhe një mandat tjetër.

Në garë është edhe ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha nga AAK-ja, po ashtu edhe Reshat Nurboja nga partia “Alternativa”.

Nga Nisma Socialdemokrate garon Vehbi Avdullahu, dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelmendi. 

Latest from Blog

Go toTop