April 8, 2026
1 min read

Kush janë dy të fuqishmit që do të udhëheqin negociatat SHBA-Iran

Kryetar i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, pritet të udhëheqë delegacionin iranian në bisedimet që do të zhvillohen këtë të premte në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ndërsa delegacioni i Shteteve të Bashkuara pritet të përfaqësohet nga zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, sipas agjencisë iraniane ISNA.

Raporti zyrtar i Iranit tregon se kuadri i propozimit me 10 pika i Teheranit përqendrohet jo vetëm te programi bërthamor dhe siguria rajonale, por përfshin edhe çështjen e sanksioneve primare dhe sekondare ndaj Iranit, të vendosura në dekadat e fundit dhe që kanë rënduar mbi ekonominë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit për rreth 45 vjet.

Analistët e politikës ndërkombëtare e shohin këtë takim si një mundësi të rrallë për të transformuar armëpushimin e përkohshëm në një marrëveshje më të gjerë dhe të qëndrueshme, që mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare.

Latest from Blog

Go toTop